Ngjyra kuq e zi ka disa ditë që mbizotëron në Shqipëri, madje qytetet e mëdha janë mbuluar me flamuj të shumtë. Kanë filluar dhe aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit, kësaj dite të shënuar për shqiptarët kudo që janë, edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Në Shkodër, të rinjtë dhe nxënësit përcollën me manifestime kulturore flamurin kombëtar nga njëra shkollë në tjetrën për ta vendosur më pas në Kalanë Rozafa. Ndërsa sot, festuan në sheshin përpara shtatores së Luigj Gurakuqit, përfaqësuesit të Shkodrës në aktin e Shpalljes së Pavarësisë.