English

Hanke Kita, gruaja që ka moshën e Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zgjedhur që në këtë 100 vjetor, të kujtojë ata që kanë lindur në vitin 1912. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri një vizitë në familjen e znj. Hanke Kita, e lindur me 15 tetor të vitit 1912.

Znj. Kita, tashmë 100 vjeç ka qenë edhe pjesë e Luftës Nacional - Çlirimtare. Kreu i Bashkisë i ka dhuruar zonjës Hanke Kita simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë, me mbishkrimin: “Dëshmitare e 100 viteve të Pavarësisë”.

Anëtarët e familjes Kita e vlerësuan këtë xhest të Kryebashkiakut Basha. Mbesat e znj. Hanke e konsideruan një dhuratë të çmuar për gjyshen e tyre, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë dhe një simbol që do ta ruajnë, në kujtim të gjyshes së tyre, sot 100 vjeç dhe të 100 vjetorit të Pavarësisë.

KOMENTE