Nesër në 28 Nëntor 2012, Aleanca Kuqezi paralajmëron mbajtjen e referendumit popullor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Lideri i kuqezinjeve Kreshnik Spahiu, në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, ftoi shqiptarët që të bashkohen në pikën e kalimit kufitar në Morinë po në këtë datë.
“AK kërkon heqjen e pikave kufitare dhe doganore dhe kjo ka qenë, është dhe do të mbetet shtylla kryesore e programit të kuqezinjve. Prandaj 28 Nëntori në Morinë do të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe trojet etnike për t’i treguar faktorin politik të dy shteteve shqiptare se aspirata shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar duhet të nisë”, ka thënë Spahiu.