Policia e Tiranës, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytet, ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat po implementohen nga strukturat në varësi.
Në kuadër të këtyre masave më datë 28 Nëntor 2012, policia do të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe kufizimin e lëvizjes së mjeteve në segmentet të rrugëve si më poshtë :
• Nuk do lejohet parkimi dhe lëvizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skënderbej”
• Do bëhet bllokimi e lëvizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”.
• Do bëhet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i tyre ne segmentin rrugor te rruges “Urani Pano”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga kryqezimi i rruges “Barrikada” me rrugen “Dibres”, deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga Kryqezimi i rruges “Luigj Gurakuqi” me rrugen e Barrikadave (tek kryqezimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do bllokohet levizja e mjeteve ne segmentin rrugor Kryqezimi i Bulevardit “Zogu i Pare” me rrugen ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet segmenti rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit’ me Minsitrisne e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet segmenti rrugor nga kryqezimi i rruges se “Kavajes” me rrugen “Kont Urani” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do kete kufizime te levizjes se mjeteve pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit”.
Gjithashtu sipas policisë nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi “Nene Tereza” (per koncertin permbylles ne sheshin “Nene Tereza).
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë kërkon mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve.