English

Kryeministri Berisha pret tortën e Pavarësisë me sipërfaqe 550 metra katrorë

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në momentin e prerjes së tortës gjigante të realizuar për 100 vjetorin e pavarësisë. Torta gjigante është realizuar nga mbi 200 pastiçierë dhe kap një sipërfaqe prej 550 metra katrorë dhe peshon 18 mijë kilogramë. Në ceremoninë e prerjes së tortës gjigante ishte e pranishme Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Ahtifete Jahjaga, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha.

Në urimin e tij për këtë ditë te veçantë, Kryeministri Berisha u shpreh, “Qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, shqiptarë kudo që jeni. Gëzuar 28 nëntorin, ditën e lindjes së Shqipërisë së Pavarur. Njëqind, njëmijë, mijëra vite në liri në besim, në shpresë, të bashkuar më shumë se kurrë. Gëzuar”.

KOMENTE