English

Grimcat e arit, shpresë për zbulimin e hershëm të kancerit

Një lajm i mirë vjen nga bota e shkencë. Një shans me të ardhme të mirë prë të zbuluar kancerin që në fazat e hreshme.
Tumoret mund të zbulohen nën lëkurë, duke përdorur grimcat e imëta të arit.

Shkencëtarët amerikanë kanë thënë se teknika e re, do t'i ndihmojë mjekët një ditë, në identifikimin dhe diagnostikimin e hershëm të tumoreve. Përmes injeksioneve mjekët i kishin futur këto grimca ari te minjtë, grimca këto të mbështjella me pjesë antitrupash që quhen peptide "ScFv", dhe që kanë aftësi të lidhen me qelizat e kancerit. Ata kanë zbuluar se grimcat "lidhen" me tumorin, dhe kur ndriçohen me rreze lazer, transmetojnë sinjale që janë tepër të veçanta nga ngjyra.

Mjekët theksojnë se qelizat e kancerit ishin zbuluar në thellësi prej dy centimetrash, dhe shpresojnë të jenë tepër të përdorura për zbulimin e tumoreve në qafë dhe në kokë. Ekspertët theksojnë se duhen edhe disa hulumtime shtesë para se grimcat e arit të përdoren për zbulimin e tumoreve në mushkëri dhe abdomenin, që gjenden më thellë në trup.

KOMENTE