English

Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit Shqiptar, nga ambasada amerikane

“Në emër të Ambasadës së SHBA në Tiranë, përfitoj nga rasti t’ju shpreh mirënjohjen tonë të sinqertë për Ju dhe punonjësit e Policisë së Shtetit Shqiptar për mbështetjen e dhënë në garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit” është shprehur në letrën e tij amabsadori i SHBA-së në Tiranë Alexander Arvizu, drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku ka shprehur falenderimet për Policinë e Shtetit lidhur me masat e marra për garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit të SHBA-së Hillary Clinton në Tiranë.

Gjithashtu ambasadori amerikan shpreh vlerësimet e tij dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë nga Policia e Shtetit.
“Ndihmën Tuaj e vlerësojmë së tepërmi dhe Ju falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme” thekson Arvizu.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton vizitoi Tiranën më datën 1 nëntor ndërsa vizita e saj u zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Rreth 1500 policë të reparteve RENEA, FNSH, efektivë të 6 komisariateve dhe asaj rrugore ishin në gatishmëri të plotë gjatë vizitës së saj disa orëshe në Tiranë.

KOMENTE