Presidenti Bujar Nishani dekretoi dje në postin e prokurorit të ri të përgjithshëm, drejtuesin aktual të Inspektoriatit të Deklarimit të pasurive të zyrtarëve të lartë, Adriatik Llalla. Vendimi i tij erdhi pasi mandati i prokurores së përgjithshme Ina Rama u konsiderua i përfunduar në 22 nëntorin e kaluar.
Në dekret tuhej:
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149.1 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr. 8737 , datë 12.02.2001 “Per organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Adriatik Llalla, emërohet Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7840
Tiranë, më 03.12.2012