Duka i Kembrixhit është kthyer në spitalin mbretëror Edward VII për të vizituar gruan e tij shtatzënë, e cila është duke qëndruar atje pas një problemi që u konstatua në shtatëzaninë e saj.
William kaloi të hënën me Kate, pasi vizita e papritur te mjeku, pasi nuk ndihej mirë, zbuloi se ajo ishte duke pritur një fëmijë.
Dukesha, i cila mendohet të jetë më pak se 12 javë shtatzënë, pritet të qëndrojë në spital në qendër të Londrës për disa ditë.
Princi William ecte me shpejtësi duke i parakaluar gazetarët e huaj që u mblodhën jashtë spitalit.
Nëna e Kate, Carole Middleton gjithashtu do të vizitojë vajzën e saj në spital dhe ajo duket e lumtur për shtatzaninë e të bijës.
Çifti nuk donin që të bënin të njohur shtatzaninë deri për Krishtlindje por u detyruan të bëjnë një deklaratë për shkak të shtrimit të Kate në spital.