English

Slloveni fiton zgjedhjet Partia Socialiste. Era politike po shkon majtas

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka komentuar me nota optimiste fitoren e arritur nga kandidati i së majtës për postin e Presidentit në Slloveni.
“Tjetër fitore e socialistëve! Sllovenia kthen sytë majtas me një mbështetje spektakolare për socialistët: 67%! RILINDJE, 2013 - VITI I NDRYSHIMIT”, është komenti i bërë nga kryesocialisti Rama në faqen e tij në internet, duke ju referuar jo vetëm rezultatit të thellë me të cilin Borut Pahor ka mundur rivalin e tij të së djathtës, por pikërisht erës që po fryn në Europën drejt forcave politike të majta.

Borut Pahor, ish-kryeministri socialdemokrat i Sllovenisë ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës duke mundur presidentin aktual, Danilo Turk.

KOMENTE