Gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që po mbahet sot në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi një takim me homologun e tij grek, z. Dimitris Avramopulos.
Ministri Panariti i konfirmoi homologut grek vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.
Të dy ministrat, gjithashtu, u shprehën se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.