English

Ambasadori i Serbisë në NATO, Milinkoviç, vret veten duke u hedhur nga 10 metra lartësi

Ambasadori i Serbisë në NATO ka vrarë veten, duke u hedhur nga një garazh parkimi në aeroportin e Brukselit.

Zyrtarët thanë se Branislav Milinkoviç ishte duke qeshur dhe biseduar me një delegacion serb para se të kërcente papritur nga një mur, duke rënë nga 10 metra lartësi.

Zyrtarët e aeroportit thanë se nuk kishin qënë në gjendje të shpëtonin jetën e tij.
Motivet e tij janë një mister. Tre diplomatët që e njihnin Milinkovic thanë se ai nuk dukej i shqetësuar në orët e që pasuan deri në vdekjen e tij natën e së martës.

Ministria e jashtme serbe tha në një deklaratë zyrtare se zoti Milinkoviç kishte vdekur tragjikisht gjatë detyrës në Bruksel. Zyrtarët belg thane se ishin të sigurt se kjo ishte një vetvrasje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha në një deklaratë se ishte thellësisht i pikëlluar nga incidenti dhe se ambasadori Milinkoviç ishte shumë i respektuar në organizatë.

"Ajo ishte me të vërtetë një vetëvrasje", ka thënë Van Ine Wymersch i prokurorisë Brukselit. Ajo tha se nuk ka asnjë plan për hetime të mëtejshme.

Serbia nuk është anëtare e Natos, por bën pjesë në Partneritetin për Paqe, një program bashkëpunimi me aleancës pa ju dhënë pjesëmarrësve gacanci sigurimi.

KOMENTE