English

Shtetësi shqiptare, për çdo shqiptar që aplikon, pavarësisht se ku ndodhet

4 dhjetor 1912, përmes një akti simbolik të nderimit në 100 vjetorin e pavarësisë, të krijimit të qeverisë së parë shqiptare, qeveria, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha zhvilloi sot mbledhjen e saj të radhës, në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë.

Kryeministri Berisha, pas një vështrimi historik të krijimit të qeverisë së parë shqiptare nën kryesimin e Ismail Qemalit, rrethanave në të cilat u krijua dhe parimeve të saj, si dhe pasi shprehu mirënjohjen më të thellë për qytetarët e Vlorës, të Tiranës dhe të gjithë shqiptarëve për kremtimin me madhështi të 100 vjetorit të pavarësisë, shpalli nismën e qeverisë për dhënien e shtetësisë, çdo shqiptari që aplikon për të, pavarësisht se ku ndodhet.

“Ky është mesazhi i 100 vjetorit. Ne nuk po bëjmë asgjë, por vetëm po u kthejmë atyre një të drejtë, për të cilën kanë luftuar 100 vjet dhe u është mohuar 100 vjet. Në kuadër të këtij procesi, të bashkimit me njëri tjetrin, të bashkuar me Europën, nuk mundet që midis shqiptarëve, në statusin aktual, të ekzistojnë standarde më të vjetra, se ato që ekzistojnë midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian.”

Për realizimin e kësaj nisme, u ngarkua ministri i Drejtësisë për të hartuar dhe dorëzuar sa më shpejt në parlament ligjin për shtetësinë. Kryeministri Berisha ftoi opozitën për të punuar bashkë për këtë ligj, ndërsa bëri të ditur se ky ligj do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013.

KOMENTE