Burri denoncon gruan në polici, merr mbrojtje nga policia por kur kthehet në shtëpi dhunohet akoma më keq nga gruaja.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë ku 57-vjeçari nga Korça, me inicialet A F, ishte gjendur sërish përballë agresivitetit të gruas së tij. Ishte kjo arsyeja që ai do të kërkonte përsëri ndihmën e policisë, sepse ajo nuk po denjonte të respektonte as ligjin.
57-vjeçari kishte marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ‘urdhrin e mbrojtjes’, por pikërisht pas daljes së këtij vendimi, bashkëshortja e tij ishte bërë edhe më agresive. Bashkëshortja e tij e kishte shkelur në mënyrë të vazhdueshme urdhrin e mbrojtjes, duke e fyer në mënyrë të përsëritur. Edhe pse kishte kërkuar ndihmën e organeve të drejtësisë, përsëri nuk po gjente qetësi.
Ndaj 51-vjeçares ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, ndërsa materialet e përpiluara do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.
57 vjeçari lutet që të ketë shpëtuar njëherë e mirë nga dhuna e gruas.