English

Femrat shqiptare ringjallin jetën në fshatrat maqedonase përmes martesave

Martesat e femrave shqiptare me të huaj janë shtuar së tepërmi vitet e fundit. Lëvizja e lirë u ka dhënë mundësinë mjaft të rinjve dhe të rejave për të gjetur bashkëshortin/en e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë.

Por gjithashtu ajo që vihet re më shumë dhe bie në sy është se ka filluar një lloj martese me shkesi që i thonë, madje edhe të organizuar përmes shoqatave të cilat bëjnë të mundur njohjen e vajzave shqiptare sidomos ato që jetojnë në fshtarat e thella që për një jetë më të mirë dhe mundësi për t'u martuar i njohin me djem të huaj por dhe shqiptarë që jetojnë në Maqedoni, Serbi, apo zonat përreth.

Por këto martesa kanë bërë që të sjellin një ringjallje të zonave rurale të cilat ishin drejtuar drejt një "vdekje" brezash, pasi djemtë e rinj apo vajzat e reja nuk martoheshin për shkak të mundësive të pakta për t'u martuar dhe se pjesa më e madhe e të rinjve nuk dëshiron që të jetojë në fshat.

Një prej këtyre shoqatave është edhe Shoqata e sapoformuar “Amanet” nga Manastiri që organizon dhe siguron udhëtimin beqarëve deri në Shqipëri dhe ua lehtëson njohjen me kandidatet për t’u martuar. Në këtë rrjet janë të regjistruar edhe shqiptare të martuara me maqedonas, të cilat nëpërmjet familjarëve dhe shoqërisë gjejnë beqare, shkruan gazeta maqedonase Vest.

Tridhjetë e dy vjeçarja Violeta Prendi, shqiptare nga Durrësi, para 4 viteve u martua në Kërklinë dhe është njëra nga organizueset në këtë fushatë. Ajo disa herë është munduar të bind disa banore nga ish qyteti i saj të martohen me maqedonas. Po ashtu, ajo disa herë ka shoqëruar beqarët maqedonas në Shqipëri për kërkimin e grave në Maqedoni.

Për gazetën Vest, Violeta thotë se është shumë munduar gjatë jetës së saj derisa jetonte në një fshat afër Durrësit. Ka pasur vetëm disa rrugica nga koha e Enver Hoxhës, dhe është dashur të udhëtojnë deri në qytet për ushqim. Nga shoqata “Amanet” thonë se beqaria dhe numri i vogël i martesave, sidomos në mjediset rurale, kontribuojnë për krizën serioze demografike në shtet dhe mortalitetin e vendbanimit. Statistikat zyrtare tregojnë se nga 9 komuna të rrafshit të Pellagonisë, 5 kanë hyrë në pleqëri të thellë.

“Disa herë udhëtuam për në Shqipëri me ndihmë të shqiptareve, të cilat janë të martuara në Maqedoni. Zakonisht shkojnë nga dy beqarë, shoferi dhe përkthyesja – shqiptare e martuar në Maqedoni. Tani i kemi përfshirë beqarët e Komunës Novaci, Mogilla, një pjesë nga Demir Hisar, ndërsa planifikojmë ta përhapim aksionin në tërë Maqedoninë. Deri tani kemi 20 kandidatë të cilët u paraqitën për martesë”- ka thënë Dragan Romanski, kryetar i shoqatës “Amanet”.

Në Shqipëri, zonat janë Lezha dhe fshatrat përreth Tiranës. Ndërkohë, dhjetëra femra shqiptare, kryesisht të besimit të krishterë kanë krijuar familje në shumë komuna rurale maqedonase, të cilët jo shumë larg, ishin para shuarjes për shkak se femrat maqedonase, nuk e dëshirojnë jetën në fshatra.

KOMENTE