Kryefamiljari Ilir Qefalia, 38 vjeç, i cili sipas mjekëve ishte djegur në 80 për qind të trupit, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Sauk të Tiranës ku nga shpërthimi një bombole gazi u plagosën tre persona të një shtëpie, Ilir Qefalia, bashkëshortja dhe vajza e tyre e vogël.
Sipas policisë, shkak i zjarrit në banesën e çiftit është bërë lënia hapur e një bombole gazi, çka ka bërë që ajri i tejmbushur me gaz të shkaktojë një zjarr të fuqishëm në momentin e ndezjes së dritës elektrike.