Reshjet e dendura të kësaj jave kanë sjellë sërish problemet në lumin Devoll. Shfrytezimi pa kriter i inerteve në shtratet e lumenjve po rikthejnë përsëri problemin e gërryerjeve të tokave bujqëesore.
Kohët e fundit shtrati i lumit Devoll nuk po kursen as zonën kodrinore. Nga 7 fshatrat e komunës së Mollasit në rrethin e Elbasanit, 5 prej tyre shtrihen përgjatë shtratit të lumit Devoll i cili ka përpirë dhjetra hektarë tokë duke dëmtuar më shumë se 70 familje.