English

Ermal Xhemil Dauti ekstradohet nga Italia në Shqipëri

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme kreu ekstradimin nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ermal Xhemil Dauti, vjeç 29, lindur në Tepelenë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 183, datë 20.09.2006, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg“ për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike“ parashikuar nga neni 283/a/2, i Kodit Penal.
Në datën 08.09.2006, rreth orës 23.30, shtetasi Ermal Dauti në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka tentuar të trafikojë me gomone drejt Italisë një sasi prej 154 kg lëndë Kanabis Sativa. Pasi janë ndjekur nga policia ato kanë braktisur gomonen, duke u larguar drejt gadishullit të Karaburunit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 26.07.2012, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Ermal Dauti.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE