Një djalë 11 vjeçar ka shpëtuar për mrekulli pasi telefoni BlackBerry shpërtheu në krevat dhe shkaktoi djegie në këmbën e tij dhe zjarr në dyshek.
Kian McCreath, nga Holbrooks, Coventry u zgjua menjëherë duke ulëritur pasi ndjeu një dhimbje të fortë në këmbën e tij dhe pa se telefoni i vëllait kishte shpërthyer madje duke krijuar dhe zjarr. Nëna e tij erdhi menjëherë në dhomën e gjumit dhe me një batanije të lagur izoloji zjarrin si dhe vendosi djalin e saj në banjë para se të shkonte në spital.
Familja e djalit po kërkon që telefoni BlackBerry Curve 9320, të hiqet nga qarkullimi.
Telefoni ishte vënë në karikim nga nëna e tij, te krevati i djalit të saj, pasi duhej që alarmi të zgjonte djalin në mëngjes i cili do të shkonte në shkollë, por ai plasi rreth orës 2 e 30 pas mesnate.