Java e fundit me reshje shiu dhe dëbore që ka përfshirë pothuajse gjithë vendin ka sjellë edhe problemet dhe mastat e para në disa akse rrugore në vend.
Ndaj Policia ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në rrugët nacionale si dhe të jenë të pajisur me zinxhira që mund të përdoren në rastet e mundshme.
Qarku më i renduar mbetet ai i Kukesit, aksi Morine-Kalimash dhe Kukës-Has janë te kalueshem me zinxhirë, ndërsa disa prej rrugeve rurale janë të pakalueshme.
Probleme hasen edhe në qarqet e tjera të vendit si në, Fan – Kalimash, Mirditë – Shpal; në qarkun Elbasan, në aksin Përrenjas - Qafë Thanë. Në qarkun Korçë, aksi rrugor Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë, Korçë-Erseke dhe Leskovik. Në këtë qark mbeten të pakalueshme segmentet Boboshtice-Dardhe dhe Korçe-Voskopoje. Gjithshtu me zinxhire kalohen ne jug te vendit edhe segmentet Jorgucat - Qafa e Muzinës dhe Vlorë – Llogara.
Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë
Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë
Bajram Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë
Bajram Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë
Bajram Curri – Valbonë i pakalueshëm
Krumë – Bajram Curri i pakalueshëm
Kukës - Topojan i pakalueshëm
Topojan – Shishtavec i pakalueshëm
Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë
Klos – Burrel - Ulzë i kalueshëm me zinxhirë
Shupenzë – Ostren i pakalueshëm
Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës i pakalueshëm
Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm
Stërblevë – Librazhd i pakalueshëm
Arras – Lurë i pakalueshëm
Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë
Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë një kah
Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm
Fushë Arrës – Gjegjan i kalueshëm me zinxhirë me një kah
Gjegjan - Shpal i pakalueshëm
Koplik – Razëm i pakalueshëm
Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme
Akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme