English

Apostol Sotiri i dënuar për vrasje, ekstradohet nga Athina

Ditën e djeshme, datën 11.12.2012, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiaran kreu ekstradimin nga Athina, Greqi drejt vendit tone te shtetasit shqiptar, Apostol Filip Sotiri, vjeç 45, lindur në Lushnje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin Nr. 98, datë 23.12.1998, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje“ parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Shtetasi Apostol Sotiri, me datë 10.10.1998, në Fierseman, Lushnje, ka qelluar me armë zjarri shtetasin Mina MILETI për motive të dobta, duke e vrarë atë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij, me datë 14.01.2012, në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE