Këshilli i ministrave të Bashkimit europian ka diskutuar dje në Bruksel për paketën e zgjerimit të paraqitur nga Komisioni europian, ku për Shqipërinë nuk rekomandohet dhënia e statusit të vendit kandidat.
BE i kishte kërkuar Tiranës që në muajin tetor, që ajo të përmbushte tre kërkesa, por mosmarrëveshjet politike e bënë të pamundur miratimin në parlament të dy ligjeve që lidhen me Drejtësinë dhe administratën publike si dhe me reformën parlamentare.
Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin pa probleme të institucioneve demokratike të vendit, theksohet më tej në përfundimet për Shqipërinë së cilës i bëhet thirrje që të shmangë deklarata që shkojnë kundër marëdhënieve të fqinjësisë së mirë