English

Policia e Lezhës arreston dy shtetas të akuzuar për vrasje me paramendim

Drejtoria e Policisë, Qarkut Lezhë, në sajë të një operacioni policor të zhvilluar me sukses ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve.

Evaristo Marashi, i datëlindjes 1993, lindur e banues në Markatomaj Lezhe.
Aleksandër Sallaku, i datëlindjes 1980, lindur dhe banues në Blinisht Lezhe.

Këta shtetas, me rrezikshmëri te larte shoqërore, kanë qenë të shpallur ne kërkim, që me datë 04.09.2012, pasi në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë te arrestuar nga ana jone, pas një shkëmbimi zjarri mes tyre dhe një grupi tjetër, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin Danjel Bardhoci, si dhe plagosur shtetasin Osvaldo Marku.

Shtetasit e lartpërmendur akuzohen për veprën penale te vrasjes me paramendim e kryer ne bashkëpunim, Vrasjes se mbetur ne tentative si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake, vepra këto te parashikuara ne nenet 78,22,25 dhe 278/2/2 e 25 te kodit penal.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhe për procedim te mëtejshëm.

Nga ana e strukturave te Drejtorisë se Policisë se Qarkut Lezhe po vazhdon dhe do vazhdoje puna për kapjen e te gjithë personave te shpallur ne kërkim për vepra te ndryshme penale si dhe zbulimin e te gjitha ngjarjeve te ndodhura ne Qarkun e Lezhe,

KOMENTE