Rriten shpresat lidhur me trajtimin e astmës përmes një medikamenti të ri.
Në klinikën e Clevelendit ku janë kryer dhe testet klinike lidhur me këtë sëmundje, rezultatet e marra kanë qënë mjaft shpresëdhënëse të cilat mund të ndryshojnë jetën e mijëra pacientëve që vuajnë nga astma.
Jeta me astëm është e vështirë. Njerëzit me astëm të rëndë shpesh duhet të marrin mjekim që të hapin rrugët e frymëmarrjes. Por disa herë edhe këto mjekime nuk japin efekt.
Mjekja Sumita Khatri nga klinika Cleveland shpjegon:
“Në këtë trajtim përfshihet përdorimi i të nxehtit i cili përdoret për të mbështjellë mushkritë dhe rrugët e frymëmarrjes, kjo mënyrë bën që të ulet zgjerimi i muskujve në këtë zonë”.
Gjatë kësaj procedure, një tub kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes së pacientit, dhe përmes tij i nxehti mund të shkojë në mushkëri.
Termoplastia e bronkeve përdoret gjatë tre vizitave tek mjeku. Çdo vizitë trajton një pjesë të ndryshme të mushkërive.
Një pjesë e pacientëve, ndjejnë përmrësim që përpara vizitës së tretë.
“Do të thotë kjo se astma u zhduk? Jo! Do të thotë kjo se ata nuk do të kenë më asnjëherë kriza astme? Jo! Ata shpesh kanë të tilla por kemi vënë re se ashpërsia e momentit të krizës dhe kohëzgjatja e saj pakësohen”.
Mjekët në klinikën Cleveland po studiojnë rezultatet, kështu që ata mund të kuptojnë se cilët pacientë mund të përfitojnë më shumë nga termoplastia e bronkeve. Shumë pacientë shprehin mendim të njëjtë:
“Është si një jetë e re. Emocionohem sa herë që flas për të”.