English

Arrestohen 4 doganierë dhe 1 tregtar për kontrabandë. Emrat

Strukturat e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Rajonale par Kufirin dhe Migracionin Vlorë ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “DOGANA 2” ku është bërë arrestimi në flagrancë për kontrabandë me mallra të tjera i shtetasit:

Guro Bejto Haxhiraj, vjeç 42, banues në Selenicë Vlorë me profesion tregtar.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ka kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Botë një kamion të ngarkuar me mallra të ndryshme elektroshtëpiake (frigoriferë, televizorë, detergjent, etj) me vlerë rreth 5 milion lekë, të cilat i kishte blerë në Greqi dhe i kishte importuar për në Shqipëri, pa paguar detyrimet doganore.

Gjithashtu në vijimësi të këtij operacioni nga Strukturat Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë për Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, edhe 4 i shtetasve:

Kristaq Vasil Naco, vjeç 41, banues në Sarandë
Genci Divit Bejko, vjeç 41, banues në Gjirokastër.
Migjen Festim Nushaj, vjeç 31, banues në Tiranë.
Erjon Safet Ademi, vjeç 31, banues në Sarandë, të katërt me detyre doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Botë - Sarande.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar shtetasin Guro Haxhiraj të kalojë kamionin tip benz me mallra kontrabandë duke ju shmangur detyrimeve doganore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 174, 175 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se Strukturat Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë gjatë këtij viti kanë referuar ne Prokurori 183 vepra penale me shume sesa viti i kaluar, janë proceduar 216 autore veprash penale me shume sesa viti i kaluar, janë arrestuar ne flagrance 21 persona me shume sesa viti i kaluar si dhe janë zhvilluar 7 operacione policore me shume sesa viti i kaluar.

KOMENTE