Kohën e fundit sulmi i rriqnave ndaj njerëzve është rritur dukshëm. Këpushat, që njihen edhe si rriqra me një të pickuar, që njeriu ka gjasa mos ti ndjejë fare, mund të të infektojnë me sëmundje të ndryshme. Këto sëmundje mund të shfaqen nga 2 javë deri në disa muaj pas pickimit, në fillim me një njollë të çuditshme në lëkurë që merr formën e një veze të skuqur ose të një disku të bardhë. Kjo njollë shpesh kalon pa u vërejtur fare, për shkak se nuk dhemb, nuk djeg dhe nuk ka gjithmonë të njejtën madhësi ose pamje.
"Në momentin kur njeriu vëren se e ka pickuar rriqna, e cila tashmë e ka futur ose e ka impaktuar majën e vet në organizëm, duhet të kërkojë ndihmë mjekësore për shumë arsye për shkak se ato mund të shkaktojnë, njëherë induracion lokal, domethënë, organizmi reagon si ndaj një trupi të huaj dhe ka një skuqje, entje dhe dhimbje të vendit lokal. Aq më tepër sepse vlen rregulla për të gjitha insektet që mundet të bartin mikroorganizma të ndryshme dhe të pezmatojnë, respektivisht të kontaminojnë organizmin prej ndonjë sëmundjeje, e cila mund të jetë shumë e rezikshme, por jo rralë herë edhe fatale", paralajmëron mjeku Sedat Lumani.
E rëndësishme është të zbulohet më kohë pickimi nga rriqna, sepse në këtë mënyrë shumë më lehtë mund të parandalohet infektimi. Dhe pikërisht në vendet e papastra mund të hasen rriqna të infektuara, por që nuk do të thotë se ato nuk mund të gjenden dhe në parkun e qytetit.
Qytetarët kanë përvoja të ndryshme nga pickimet e rriqnave.
"Ajo duhet me u heq, por jo plotësisht se mund të këputet...edhe gjysma e organizmit ngelet në trupin e njeriut dhe duhet të paraqiteni patjetër te mjeku se përndryshe merr infeksion".
"Një fqinji im, Borçe kishte një këpushë dhe duhej patjetër t'i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi nuk mund ta hiqte".
"Në trup po të kafshuan të bëjnë krejt koka-koka. Kafshët që kanë rriqna, ata pastaj i ngjiten edhe njeriut duke ia thithur gjakun".
Mjekët thonë se problem i madh është identifikimi nëse një person është pickuar nga këpushat. Femra është shumë më e rrezikshme kur pickon sepse lëshon një substancë anestetike që eviton dhimbjen dhe në këtë mënyrë infektimi mund të zhvillohet pa qenë në dijeni se është pickuar nga këpushat.
Në Shqipëri kanë filluar aktivitetin një sërë kompanish të specializuar me staf veterinerësh dhe specialistësh në këtë fushë, për shërbime dezinfektimesh dhe konsulencash të ndryshme.
Një prej tyre ndër më të specializuarat është dhe kompania GRIFIN,ka si aktivitet kryesor mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore dhe mjedisit me metoda eko-miqësore.
GRIFIN me nr telefoni 066 272 1174/066 606 6679 ose adresë e-maili: grifin.albania@gmail.com