English

Sao Paulo fiton kupën, pas sherrit në fushë me lojtarët e Tigre

Një klub futbolli argjentinas ka akuzuar zyrtarët e sigurisë braziliane, si shkaktarë të sherrit të ndodhur në fushë, gjatë pushimit të pjesës së parë në ndeshjen finale.
Lojtarët e skuadrës Tigre, refuzuan të luajnë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë në finale.

Sao Paulo u deklarua fitues i turneut në shtëpinë e tyre.

Zyrtarët e São Paulo dhe lojtarët akuzuan argjentinasit se i hanë duart për një luftë.

Polemika në stadiumin Morumbi në Sao Paulo, vjen vetëm 18 muaj përpara se Brazili pret Kupën e Botës 2014.

Argentinasit thanë se u sulmuan nga 20 burra në përleshje, përfshirë lojtarët dhe zyrtarët duke detyruar ekipin argjentinas të lerë fushën.

Tigre refuzoi që të luajë dhe në këtë mënyrë arbitri shpalli fitues skuadrën braziliane pasi dhe Sao Paulo kishte qenë udhëheqës 2-0. Ata morën trofeun nga zyrtarët e Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut.

Mijëra tifozë festonin mbushur në rrugët kryesore të qytetit Sao Paulo.

KOMENTE