Bashkia e Tiranës shpreh zhgënjimin e kthimit të gjuhës së konfliktit dhe sulmeve politike.
Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj, gjatë gjithë këtyre ditëve ka ndjekur orë pas ore situatën, në kontakt me komunitetin dhe përfaqësues të tjerë të zgjedhur të tij si dhe kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj CEZ, për marrjen e përgjegjësive që i takon.
Shërbimi ndaj qytetarëve dhe trajtimi real i problemeve të tyre, duhet të jetë kauzë bashkimi dhe jo përçarje. Sulmet dhe shfaqjet politike nuk kontribuojnë aspak, në tejkalimin e problemeve dhe ofrimin e zgjidhjeve.
Ftojmë Partinë Socialiste dhe Kryetarin e saj, posaçërisht në pozitën e ish - kryetarit të Bashkisë, të japë kontributin e tij, larg sulmeve dhe shfaqjeve politike.