Kemi dëgjuar mjaft emra bimësh që kurojnë sëmundje të ndryshme në organizmin e njeriut. Më poshtë po japim disa prej tyre, të cilat janë të lehta për t'u gjetur dhe mjaft efikase për t'u përdorur.
Aloa Vera
Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksionevet të ndryshme.
Kopra e rëndomtë
Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjen në muajt e para të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollës.
Trumëza
Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.
Këputja e arrave
(Equisetum Arvense), në organizëm vepron si hemostatik, si adstringent, si diuretik, si depurgativ, si bar pulmonal, si anti inflamator, etj
Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, poashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jasht dhe brenda, kundër hemorroideve, te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve...
Makthi i egër
Në mjekësinë popullore për ndaljen e rrjedhjes së gjakut, kundër diarresë e dizenterisë, kundër tuberkulozit, si qetësues i dhembjeve të zorrëve dhe lukthit, kokës, kundër gurit në mëlçinë e zezë etj.
Mendra
Përdoret si spazmolitik (kundër gërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.
Mendra shtepiake (Mentha piperita L) eshte bime shumevjecare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, per kete dhe kultivohet neper kopshte. Ne mjekesine popullore eshte tejet i perhapur perdorimi i kesaj bime. caji nga gjethet e kesaj bime, te cilat duhen mbledhur para se te lulezoje, perdoret si spazmolitik kunder ngerceve, pastaj per qetesimin e terheqjeve muskulare, sidomos ne organet e tretjes. Gjethet e saj jane perberes te shume preparateve dhe cajeve ne farmakologji. Ne forme caji perdoret edhe kunder vjelljes, dhembjes se stomakut, te melcise, semundjeve te lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmit etj. Lulezon ne muajt korrik - nentor.
Luleshurdha
Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas,aperient i butë, etj.
Eufrazia
Vepron si: antikataral, antiseptik, adstringent, tonik, digestiv, medikament për sy, tonik mukosal...
Rrika Stimulans i qarkullimit të gjakut dhe lëngjeve të tjera, diuretik, antiseptik, stimulator digjestiv, lokalishtë është rubefacientë, citofilaktik..
Molla
Përgatitja e uthullës së mollës dhe ndikimi i saj në organizëm...
Mugujt e bimëve Mugujt e bimëve - koncentrate vitaminore.
Kurat popullore që shërojnë sëmundjet e mëlçisë
Ndiqni këshillat e specialistëve për mënyrat e përgatitjes dhe përdorimit të tyre
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk, që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
Sëmundjet
Duke pasur parasysh shërbimet kryesore të mëlçisë, specialistët kanë përcaktuar edhe sëmundjet (patologjinë) e saj dhe të rrugëve të tëmthit, të cilat karakterizohen nga pakësimi i sekretimit dhe i mënjanimit të lëngut të tëmthit në zorrë nga kalimi i kripërave të tij në gjak. Por mund të lindin edhe ndryshime të tjera në vetë indin e mëlçisë, që çrregullojnë funksionet e saj fiziologjike të sintezës, të shndërrimeve dhe të mënjanimit të prodhimeve të ndryshme ushqimore me origjinë shtazore, bimore e minerale. Është e këshillueshme që në të gjitha çrregullimet e mëlçisë t’i drejtoheni mjekut për përcaktimin e diagnozës dhe mjekimin sa më të arsyeshëm. Preparatet me origjinë bimore që praktikon mjekësia popullore dhe ajo shkencore për sëmundjet e mëlçisë përdoren në këto drejtime kryesore. Për mjekimin e pezmatimit të mëlçisë (hepatit) dhe të fshikëzës së tëmthit (kolecistit) dhe për tretjen e gurëve të tëmthit (kolelitiazë). Ndërmjet bimëve që përdoren në familje për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë e të rrugëve të tëmthit rezultate të mira ka dhënë mendra e butë, e cila mund të përdoret për një kohë të gjatë dhe pa shkaktuar veprime të padëshirueshme anësore.
Kurat popullore
Akja
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akjes përmbajnë haterozide flavonike, karoten, vitaminë C, derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj. dhe kanë veti bakteriostatike, të nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimor i përzier edhe me pelin e me bar pezmin (Achillea millefolium) bëhet më i dobishëm për prodhimin e lëngut të tëmthit. Merret një lugë kafeje me barin shërues bimor (lule), hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë i vluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Kullohet dhe pihet 1 deri 3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi.
Angjinarja
Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë). Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë dy lugë gjelle) me bar shërues bimor (gjethe) të grimcuara, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Kullohet, merren 3 doza të tilla në ditë. Kura zgjatë rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillohet në rast nevoje.
Pelini
Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut (duke përmirësuar oreksin) dhe përmirëson punën e mëlçisë. Esenca e pelinit përmban azulen me veti antiseptike, të ngjashme me kamazulanin e lules së kamomilit. Duhet pasur parasysh se, në sajë të përbërësve të tjerë të esencës, siç janë tujoli, pelini, në doza të mëdha, është i helmët dhe mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë dridhje. Gjithashtu, ai nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna. Një ose dy lugë kafeje (1,5 deri 3 gramë) me barin e copëtuar hidhet në një enë ku shtohet gjysmë gote me ujë që zien. Ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë 15 minuta të ftohet, pastaj kjo kullohet dhe lëngu pihet me lugë gjelle disa herë gjatë ditës, gjysmë ore para buke.
Rrepa
Rrënjët e freskëta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Krahas vitaminës C, ato përmbajnë edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin. Njëkohësisht me tharjen e rrënjës pakësohet edhe veprimi i saj. Rrënjët e rrepës përdoren si mjet koleretik kundër gurëve të tëmthit kur fillon ripezmatimi i fshikëzës përkatëse, si dhe për të lehtësuar tretjen e ushqimeve. Substancat (materiet) vepruese të rrepës, pasi përthithen nga trakti tretës, ngacmojnë lehtë mëlçinë dhe në këtë mënyrë shtojnë rrjedhjen e tëmthit. Këto substanca, në doza të vogla, nxisin prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe për pasojë, shtojnë pezmatime, prandaj nuk zbatohen në doza të larta, kur mëlçia është e dëmtuar. Në gurët e tëmthit rrepa këshillohet vetëm për një kohë të caktuar dhe në doza të vogla. Vlen të theksohet se kura me rrepa në sëmundjen e mëlçisë mënjanon shqetësimet e ndjeshmërisë (alergjinë) si kruajtjen. Merren nga goja 100 deri 200 gramë rrënjë të freskëta, ose pjesë 100 deri 150 gramë lëng në ditë (në rastin e fundit shija rregullohet me kripë ose me sheqer). Një rrënjë rrepe mesatarisht jep deri një çerek litri lëng, pothuajse ç’është doza ditore.
Pas një kure prej 4-5 ditësh bëhet një ndërprerje prej 2-3 ditësh. Kura zgjat 15-20 ditë dhe mund të përsëritet çdo 3 muaj.
Funksionet e mëlçisë
Mëlçia e zezë është gjëndër e madhe, e cila shpesh quhet edhe laboratori biokimik i organizmit, sepse kryhen një seri shërbimesh (funksionesh) të rëndësishme.
Përpunon dhe shndërron një seri substancash ushqimore, si sheqernat, proteinat e yndyrat.
Sekreton dhe nxjerr në zorrë lëngun e tëmthit, i cili ndikon në tretjen e ushqimit dhe në lëvizjen e zorrës.
Nxjerr në gjak prodhimet e nevojshme që ndikojnë në normalizimin e proceseve të organizimit