I pari Boeing 787 Dreamliner ka mbërritur për herë të parë tokën britanike në aeroportin Heathrow.
Qatar Airways u bë linja e parë ajrore e shërbimit të rregullt me Britaninë, që do të përdorë avionë të cilët janë quajtur avinë të një bote super të përparuar.
Avioni i nisur nga Doha, u ul në Londër duke mbajtur në bord një delegacion zyrtar.
Këta aeroplanë janë shumë herë më efikasë se të tjerët dhe tani Britania përveç British Airways dhe Thomson ka porositur dhe Dreamliner të cilët kanë një kapacitet prej 290 pasagjerësh.
Në këta avionë gjithçka është ndryshe, karrige të rehatshme, të mëdhaja, dritare të mëdhaja, tavanë të lartë, ndriçim perfekt.
Por gjatë rrugës për në Londër avioni ulet në mënyrë emergjente diku tjetër për shkak të të njëjtit defekt që pati dhe Dreamliner-i i linjës me Amerikën për herë të parë.
Britania ishte në dieni të kësaj dhe eshte shprehur se po bashkëpunojnë me prodhuesin e Dreamliner, për të shmangur problemin aktual.