English

Eduard Halimi takon ish-të përndjekurit politikë

Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi u takua sot me kryetarin e Shoqatës Mbarëkombëtare të ish- të përndjekurve politikë, z. Adem Allcin dhe përfaqësues të Institutit të ish-të përndjekurve politikë.
Gjatë takimit ata i shprehën ministrit shqetësimin e ish-të përndjekurve mbi shkurtimin e kohës në shpërndarjen e kësteve si dhe mbi dokumentacionin e kërkuar nga Komisioni Trepalësh. Kërkuan më shumë hapësirë për punësimin e fëmijëve të ish-të përndjekurve si dhe trajtimin e trashëgimtarëve të tyre.
Nga ana e tij, Ministri Halimi i garantoi për përpjekjet e qeverisë nw trajtimin e këtyre problemeve si dhe adresimin e çështjeve tek autoritetet e financave për trajtimin e kërkesave të trashëgimtarëve ligjore.
Ministri i informoi mbi parashikimet e buxhetit nga ana e Ministrisë së Financave për vitin 2013 si dhe planin e qeverisë për përfundimin e procesit të dëmshpërblimit deri në vitin 2017.
Palët ranë dakord caktimin e kontakteve për diskutimin çdo problemi që do të lind me Shoqatën brenda fushës së veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë.

KOMENTE