English

Olsian Iljazi, tenton të vrasë veten, pas dhunimit të gruas shtatzënë

Olsian Iljazi, 34-vjeçari nga Korça që dhunoi bashkëshorten shtatzënë disa ditë më parë 28 vjeçaren Rudina Iljazi, për shkak të një debati në familje, ka tentuar të vrasë veten në dhomat e paraburgimit.

Sipas burimeve jozyrtare, Iljazi i ka rënë për disa herë rresht murit me kokë dhe është dërguar menjëherë në spital. Mësohet se ai ka kaluar në gjendje të rëndë psikologjike pas aktit të një dite më parë.

Rudina Iljazi, 28 vjeçe, ka shpjeguar për oficerin e policisë gjyqësore se shkak qe bërë debati i krijuar mes vjerrit e vjerrës pasi sipas tyre ajo nuk kishte bërë punë në shtëpi që kur kishte erdhur nuse.
Më pas Rudina largohet për te prindërit e saj. Ndërsa burri i saj është telefonuar nga prindërit e vet, të cilët i kanë treguar për debatin me nusen dhe në këto kushte mendohet se ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Ai ka pretenduar para policisë se kishte shkuar për të rimarrë gruan e tij, por pasi ajo nuk ka pranuar, në debat e sipër, ka humbur kontrollin dhe e ka goditur me një shkop që kishte marrë në grumbullin e druve, që ndodhej para banesës. Ndërsa një ditë më vonë, ai ka shprehur pendesën, duke tentuar të vetëvritet dhe nga plagët e marra ka përfunduar në spital.

KOMENTE