English

Shqipëria njeh opozitën siriane. Ndihmë prej 100 mijë dollarësh për refugjatët sirianë

Kryeministri Sali Berisha informon se Shqipëria vendos të njohë opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian. Shqipëria i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimit të tij, që po kryen çdo ditë, mbi popullin e pambrojtur sirian.

Shqipëria do të japë një ndihmë prej 100 mijë dollarësh për refugjatët sirianë në Turqi dhe është e gatshme të dërgojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre.

KOMENTE