Tragjedi e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në shtetin Konektikat (Connecticut)të SHBA-së ku 27 persona janë vrarë gjatë një sulmi në shkollën fillore.
Mediat amerikane thonë se në mesin e të vrarëve në shkollën fillore Sandy Hook janë 18 fëmijëtë moshës 5-10 vjeç
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit tha se dhe personi që ka qëlluar është në mesin e të vdekurve.
Kjo është e tragjedia e dytë vdekjeprurëse përmes sulmit në shkolla, në historinë e SHBA, pas një sulmi në Virginia Tech universitet ku u vranë 32 persona.
Guvernatori Dannel Malloy ka takuar familjet e viktimave, tha një zëdhënës, dhe pritet të vizitojë shkollën më vonë gjatë ditës.
Gjithashtu për tragjedinë është njoftuar dhe presidenti Obama, shprehet sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë.
Policia e New Xhersit është e tëra në këmbë dhe shkollat e tjera përreth janë mbyllur. Dëshmitarë në shkollë thanë se peroni ishte rreth të 20-va dhe kishte qëlluar brenda në klasë dhe më pas dhe në klasa të tjera duke përdorur një pushkë të kalibrit 0,223 gjatë sulmit.
Policia kishte mbërritur në shkollë menjëherë rreth orës lokale (09:40 GMT 14:40), duke u përgjigjur raporteve se një person i armatosur ishte në zyrën kryesore të shkollës dhe një person kishte plagë të shumta me armë zjarri".
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkakun e kësaj tragjedie ndërkohë amerikanët dërgojnë ngushëllime për familjet e viktimave.