English

Video tronditëse. Polici vret 34 vjeçarin

Videoja tregon momentet e vrasjes së 34 vjeçarit ku një oficer policie qëllon mbi të 11 herë duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në Oakland, California, ku 34 vjeçari Ernesto Duenez kërkohej po atë ditë nga policia, si pjestar i një incidenti dhune.

Ai arrin të identifikohet dhe gjurmohet nga policia e cila e pret atë në shtëpinë periferike duke zbritur nga një kamionçinë.

Oficeri i policisë James Moody pohon se ai kishte një thikë në dorë dhe në video dëgjohet se si polici bërtet duke e urdhëruar të hedhë thikën dhe të ngrerë duart lart.
Ndërsa Avokati i familjes Duenez thotë se ai ishte i paarmatosur. Ngjarja është regjistruar nga kamera që ndodhej në makinën e policisë.

Pas një gjyqi disa mujor, që në qershor dhe deri tani, oficeri i policisë u la i lirë.
Oficeri është parë duke gjuajtur 13 plumba në 4,2 sekonda.
Ai u qëllua 11 herë - një herë në kokë, tetë herë në trup dhe dy herë në gjymtyrë - dhe katër ishin ndërsa ai ishte në tokë. Ai vdiq nga plagët e marra në gjoks dhe bark.

Videoja u shpall një ditë pasi gjykata vendosi lirimin e policit, duke bërë që tani të fillojë një hetim tjetër.

1554

KOMENTE