Kryeministri Berisha mori pjesë dje në inaugurimin e degës kryesore në Tiranë të Bankës “Credit Agricole”, një lider në sektorin bankar në Francë, por dhe në Europë. Të pranishëm në inaugurim ishin edhe Drejtori Ekzekutiv i “Credit Agrocole” në Shqipëri, ambasadorja e Francës në vendin tonë zonja Christine Moro si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij kryeministri e cilësoi hapjen e kësaj banke për financat dhe ekonominë si një ngjarje shumë të rëndësishme shpresëdhënëse dhe të mirëpritur. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për drejtuesit e kësaj banke, për vendimin që kanë marrë, kryeministri i siguroi se, qeveria do të bëjë gjithçka, për suksesin e tyre dhe të bankave të tjera në Shqiperi.