Gjithmonë pas vrasjes masive del në pah edhe Çështja e kontrollit të armëve në Shetetet e Bashkuara.
Lind pyetja: a do të bëhet tragjedia shtysë për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve? Deri tani, përgjigja është jo. Por masakra e dielës në Shkollën Fillore Sandy Hook të Newtonit në shtetin Connecticut, më vdekjeprurësi ndaj fëmijëve në historinë e vendit, ka sjellë përsëri në qendër të vëmendjes debatin lidhur me kontrollin e armëve:
Megjithë tragjeditë e ngjashme që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara, kundërshtimi për rregulla më të forta për armët ka provuar se nuk ka qenë tepër i fortë. Më shumë se një e treta e amerikanëve kanë armë dhe sa here që qeveria propozon ta forcojë autoritetetin federal për këtë çështje, ekzistojnë mëdyshje të mëdha. Argumenti që japin përkrahësit e mbajtjes së armëve se armëmbatja ka të bëjë me themelin e lirisë, si dhe me mundësinë e nevojshme të individit për t’u vetëmbrojtur, që qenë siç duket mjaft bindës për të ulur entuziazmin e disave për ndryshim në qëndrimin ndaj kësaj çështjeje.
"Këto që ndodhin janë tragjedi. Këtu kemi të bëjmë me rastin kur një personi me probleme mendore i bien në duar armët e së jëmës dhe ai kryen një krim montruoz – diçka e tmerrshme dhe pastaj ai vret edhe veten. Kjo nuk do të thotë, që unë, si pronar armësh i përgjegjshëm dhe shpresoj edhe i shëndoshë mendërisht, do të bëj të njëjtën gjë," - thotë Kravitz.
Ai thotë se e sheh çështjen mbajtjes së amrëve si përgjegjësi personale e individit.
“Ne duhet ta përqëndrojnë vëmendjen atje ku duhet. Nëse unë kam një armë, duhet të jem i përgjegjshëm, ta mbaj në një vend të sigurtë.”
Armët, thotë zoti Kravitz, duhen trajtuar si çdo objekt tjetër, si makinat psh, që gjithashtu mund të jenë vdekjeprurëse nëse ato bien në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.
“Ka njerëz që thonë se unë nuk duhet të mbaj armë, por ka edhe nga ata që thonë se unë nuk duhet të kem liçencë për t’i dhënë makinës.”
Por mbrojtësit e idesë së kontrollit të armëve, si ish-senatori i Konenctikutit, Chris Dodd, thotë se i ka kaluar koha idesë se përgjegjësia e individit është e mjaftueshme për të mbrojtur fëmijët e Amerikës. Ai thotë se ka ardhur koha, që si shoqëri dhe komb, amerikanët të pranojnë përgjegjësinë e përgjithshme.
“Të jetosh në një shoqëri ku jeta e njerëzve është në rrezik çdo ditë, për shkak të një nocioni që ekziton se njerëzit kanë të drejtën të mbajnë armë të mbushura me municion, kjo ide më tmerron”.
Të premten, kur ndodhi ngjarja, presidenti Obama me lot në sy tha se ka ardhur koha që të merren masa kuptimplote për të parandaluar tragjedi të kësaj natyre.
Megjithatë, shumë mbrojtës të së drejtës për të mbajtur armë këmbëngulin se në momente e tragjedive të kësaj natyre, nuk duhet përqëndruar vëmendja tek kontrolil i armëve, ngaqë problemi qëndron në fakt tek problemet mendore të këtyre individëve.
Ja si shprehet ky pronar dyqani për shitjen e armëve:
“Tre nga katër autorët e incidenteve të kohëve të fundit kanë qenë meshkuj të moshës 15-25 vjeçare. Edhe incidente të tjera që kanë ndodhur janë kryer nga njerëz të kësaj grupmoshe. Duhet shtruar pyetja: Çfarë e shkakton këtë pakënaqësi të tyren?”
Megjithëse komentet e presidentit Obama të premten nuk i kënaqën sa duhet njerëzit që mbështesin idenë e kontrollit më të madh ndaj armëve, të tjerë besojnë se tani që presidenti po fillon mandantin e tij të dytë dhe të fundit, ai është më i lirë të prekë çështje, të cilat ai nuk i trajtonte dot para zgjedhjeve të nëntorit. Shanset janë që atij do t’i duhet të plotësojë të paktën një vend në Gjykatën e Lartë, që tani për tani është e ndarë me një diferencë të ngushtë për çështjen e armëve.
Diçka është e sigurtë, se në javët që do vijnë, të dyja partitë në Washington do ta ndjekin me kujdes opinionin e publikut për çështjen e kontrollit të armëve dhe Amendamentin e Dytë të Kushtetutës Amerikane lidhur me armëmbajtjen, si dhe do të përpiqen të përcaktojnë nëse masakra e së premtes ishte një tragjedi, e cila do të ketë një ndikim në afat të gjatë.(zëri i amerikës)