English

Berisha takim me ambasadorin grek Nicolas Pazios

Kryeministri Berisha priti sot, në një takim, ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, zotin Nicolas Pazios, me rastin e përfundimit të detyrës.

Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen e përzemërt, e falenderoi ambasadorin Pazios për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ambasadori Pazios e falenderoi Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin shumë të mirë me qeverinë shqiptare gjatë kësaj periudhe, që ka përbërë një faktor të rëndësishëm në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Kryeministri Berisha i theksoi ambasadorit Pazios se ndjek me interes zhvillimet dhe përpjekjet e rëndësishme të Greqisë për përballimin me sukses të sfidave si pasojë e krizës europiane dhe botërore, për të cilën, Kryeministri uroi që të kapërcehen sa më shpejt, me sukses të plotë, pasi Greqia dhe Italia janë e mbeten dy partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë të Shqipërisë.

KOMENTE