Nën drejtimin e Kryetares Jozefina Çoba Topalli, Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë dhe diskutoi e miraton nen per nen dhe në tërësi projektbuxhetin për vitin 2013.
Në hapje të seancës Kryetarja Jozefina Çoba Topalli njoftoi deputetët për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve e kalendarit të punimeve të Kuvendit.
Seanca vijoi punimet me shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2013”.
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, zoti Edmond Spaho paraqiti në seancë raportin e këtij komisioni, i cili reflektoi edhe ndryshimet e bëra gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara nga komisionet e përhershme të Kuvendit me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore mbi projektligjin në fjalë.
Pas diskutimeve nga ana e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, me 72 vota pro, Kuvendi miratoi në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2013”.