English

Konkursi i noterisë. Data, kriteret dhe procedura e organizimit

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të paragrafit 2 të nenit 7 të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe të paragrafit 5, të nenit 3 të ligjit nr. 7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, i ndryshuar, me urdhrin nr. 529, datë 17.12.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për caktimin e datës së konkurrimit, kriteret dhe procedurën e organizimit dhe shpalljes së rezultateve të provimit të kualifikimit për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit të noterit”, është përcaktuar që provimi i kualifikimit për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit të noterit, për vendet vakant në rrethet gjyqësore, për çdo njësi vendore, të shpallura dhe njoftuara publikisht në “Fletoren Zyrtare”, sipas urdhrit nr. 195/2, datë 03.10.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për rishpërndarjen sipas njësive vendore të numrit të përgjithshëm të noterëve të caktuar në vitin 2011 dhe shpalljen e vendeve vakante”, dhe që nuk u plotësuan nga provimi i kualifikimit i zhvilluar në datat 02.06.2012, 03.06.2012, 30.06.2012 dhe 08.12.2012, do të zhvillohet me datë 12.01.2013, ora 09.00, në Ministrinë e Drejtësisë.

Afati i fundit për depozitimin e kërkesave për pjesëmarrjen në provimin e kualifikimit është data 04.01.2013.

KOMENTE