Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi priti dje në një takim të veçantë Shkëlqesinë e saj z. Ministren Italiane të Drejtësisë, zj. Paula Severino, e cila shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori Italian në Shqipëri dr. Massimo Gaini dhe stafi i saj.
Ministri i Drejtësisë,z. Eduard Halimi e informoi Ministren italiane të Drejtësisë për reformat e ndërmarra në sistemin gjyqësor në drejtim të dixhitalizimit të tij, përfundimin në kohë të dixhitalizmin të sistemit e noterisë dhe përmbarimit, luftën ndaj korrupsioni, reformat në rishpërndarjen e gjyqtarëve në gjykata , aplikimin e mbikëqyrjes elektronike.
Ministri Halimi e falënderoi homologen Severini për kontributin e qeverisë italiane në mbështetje të sistemit të drejtësisë dhe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Halimi u shpreh entuziast edhe për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, për bashkëpunimin ndërgjyqësor mes shteteve, e cila ka nisur të aplikohet në gusht të vitit 2011. Në kuadër të këtij bashkëpunimi Ministri vlerësoi lart trajtimin efikas, të shpejtë dhe korrekt të çështjeve të trajtuar deri më sot dhe të përfunduara me sukses.
Ndërkohë në një konferencë për mediat të dhënë menjëherë pas takimit, Ministri Halimi theksoi se “ndërsa bisedohet për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit ndërgjyqësor të dy palët kanë shprehur mesazhin se krimi nuk duhet të gjejë strehë në asnjë nga vendet tona. “
“ Në lidhje me disa probleme që kanë dalë gjatë zbatimit të marrëveshjes së ekstradimit dhe transferimit te shtetasve shqiptare dhe anasjelltas ramë dakord që të ngremë një Task Force për zgjidhur të gjitha problemet dhe për t’i dhënë drejtim të gjitha çështjeve duke filluar shumë shpjet transferimin e të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet italiane sipas një kalendari që do të menaxhohet nga një grup pune i përbashkët.”
Nga ana e saj Ministrja Italiane e Drejtësisë e cilësoi bashkëpunimin në fushën e drejtësisë si të shkëlqyer dhe u shpreh optimiste për ecurinë e mëtejshme të kësaj marrëdhënie duke e cilësuar atë si prioritare dhe të rëndësishme duke premtuar se dy vendet tonat do të ecin në një rrugëtim të përbashkët.
“ Për sa i përket çështjeve të ekstradimeve dhe transferimeve të të dënuarve ne kemi gjetur një gjuhë bashkëpunimi të fortë që do të vijojë me zbatimin konkret të marrëveshjes së nënshkruar nga të dyja palët. Jam këtu për të konfirmuar me bindej se lufta e përbashkët ndaj krimit të organizuar duhet të na gjejë duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin.” – deklaroi për mediat Shkëlqesia e saj z. Ministrja Italiane e Drejtësisë zj. Paula Severino.