Kryeministri Berisha njoftoi, në mbledhjen e qeverisë, dhënien e shpërblimit të fundvitit prej 2 mijë lekë për pensionistët. Nga ky vendim përfitojnë 560 mijë pensionistë, me një vlerë të përgjithshme 12 miliardë lekë. Kryeministri tha se vendimi për shpërblimin e tyre, sado modest, është një akt respekti e mirënjohjeje për punën e përkushtimin që ata kanë dhënë ndër vite.
“Dua të siguroj pensionistët se asgjë nuk mund të lëkundë vendosmërinë tonë për mbështetjen e tyre,” – u shpreh Kryeministri, duke garantuar gjithashtu se politika e rritje së rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë të jetë konstante, edhe përkundrejt kundërshtisë së opozitës, në bindjen më të thellë se ky është interesi më i ngushtë dhe më imediat i qytetarëve shqiptarë.
“Nuk mund të preket politika e rritjes së rrogave dhe pensioneve, shtoi edhe faktin se kemi një zotim solemn elektoral që sa të na votojnë, do të rrisim rrogat e pensionet. Ne jemi të hapur, sepse këtë nuk e kemi bërë në vitet elektorale, por që nga viti 2006 e këtej kjo ka qenë politikë konstante e kësaj qeverie. Në të gjitha buxhetet e miratuara është parashikuar e do të parashikohet rritja e rrogave e pensioneve.”