English

Çfarë duhet të dini para se të futeni në pishina

Çfarë duhet të dini kur frekuentoni pishinat

 Merrni informacion për pastërtinë e ujit të pishinës, duhet të ndjehet era e klorit.

 Uji i pishinës duhet të jetë vazhdimisht i pastër, nëse fillon të turbullohet, duhet pastruar.

 Bëni banjë për vete dhe për fëmijët kur vendosni të frekuentoni pishinën.

 Përdorni peshqirin tuaj personal në shezllone për të evituar infeksionet e lëkurës.
 Kur jeni të sëmurë me diarre , mos u futni në ujin pishinës, pasi mund të infektoni ujin.

 Nëse keni sëmundje lëkure, mos u futni në ujin e pishinës, pasi e ndotni atë dhe klori iu acaron.

 Nëse keni alergji nga klori, mos u fusni në ujin e pishinës.

 Lani kurdoherë duart përpara ngrënies , pas shkuarjes në banjë apo para futjes në pishinë.

 Ndërroni fëmijët e vegjël në tualet ose në vendet larg pishinave.

 Panolinet e fëmijës futini në qese dhe hidhini në vendin e caktuar.

 Uji me klor, bebes mund t’i acarojë lëkurën, ndaj mos e fusni në pishinë .
 Qëndroni nën çadra ose përdorni kapele.
 Mos urinoni në ujin e pishinës.
 Mos gëlltisni asnjëherë ujin e pishinës.
 Për probleme shëndetësore kërkoni ndihmë te personeli mjekësor.
 Kur përdorni kremra kundër diellit, duhet të laheni përpara se të futeni në pishinë .
 Fëmijët të lahen në pishinat e përshtatshme për moshën.
 Mbasi keni ngrënë, mbeturinat hidhini në vendin e caktuar.
 Freskoni këmbët dhe krahët përpara se të futeni në ujë.
 Në ambjentin e pishinës duhet të ketë kosha, të cilët duhet të boshatisen herë pas here.

 Numri i frekuentuesve të pishinës nuk duhet të kalojë kapacitetin .

KOMENTE