Fixhi, shteti ishull në Oqeanin Paqësor po përgatitet për një ciklon të fuqishëm, që javën e kaluar goditi Samoan, duke lënë të paktën tre persona të vdekur, disa të tjerë të zhdukur dhe mijëra pa shtëpi.
Zyrtarët thanë dje se janë ngritur dhjetra qendra evakuimi në veri të ishullit, para erërave me shpjetësi 300 kilometra në orë, që po i afrohen këtij vendi të Paqësorit. Të enjten cikloni Evan goditi ishullin e Samoas. Zyrtarët thanë se mijëra banorë vazhdojnë të jenë pa energji elektrike dhe ujë, pasi shtëpitë u dëmtuan rëndë, ose u shkatërruan.
Rreth 4 mijë persona jetojnë në strehime të përkohëshme. Si Australia, edhe Zelanda e Re, janë zotuar se do të ndihmojnë.