English

Djali 4 javësh vdes pasi bëhet synet

Një infermiere është gjetur fajtore vdekjen e shkaktuar ndaj një djali vetëm 4 javësh, të cilin e bëri synet.

Grace Adeleye, 67, ka kryer procedurën për djalin Goodluck Caubergs në n Chadderton, Oldham.

Djali vdiq para se ai të arrinte në spital ditën e nesërme. Adeleye u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia nga një gjykatë në Manchester.

Infermierja mohoi akuzën duke thënë se ajo ka bërrë mbi 1000 operacione pa as më të voglin problem deri tani, dhe se prindërit ishin larguar të kënaqur me foshnjën e tyre.
Prindërit nigerianë zgjodhën infermieren pasi dhe ajo ishte nigeriane dhe synetlliku është traditë për familjet e krishtera nigeriane.
Ajo ishte paguar 140 euro për të bërë operacionin.

Juria tha se ajo ka kryer procedurën duke përdorur një palë gërshërë, pincë dhe vaj ulliri dhe pa anestezi.

KOMENTE