English

Jahjaga: viti 2012, vit i suksesit për Republikën e Kosovës

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar se viti 2012 ka qenë një vit i suksesit për Republikën e Kosovës, me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe konkretizimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, në të cilin, të gjithë pa dallim i gëzojnë të drejtat e barabarta, të garantuara me Kushtetutë, dhe se Kosova do të vazhdojë të jetë promotor i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetje të fuqishme të SHBA-së, Presidentja Jahjaga theksoi se dialogu është mënyra më e mirë për normalizimin e raporteve midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Presidentja Jahjaga gjithashtu vlerësoi lart miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë.

Eurodeputeti Peterle theksoi se Kosova ka shumë miq në Parlamentin Evropian dhe mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje.

Eurodeputeti Peterle vlerësoi progresin e arritur në Kosovë në të gjitha fushat. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë për paqen dhe perspektivën evropiane të rajonit.

KOMENTE