English

Erdogan: “Standard and Poor’s” mban anen e Greqise (VIDEO)

Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri turk, eshte shprehur se isntitucioni financiar “Standard and Poor’s” është totalisht i politizuar, pasi mban anën e Greqisë e cila po zhytet dhe po shet ishujt e saj, ndërsa nuk jep asnjë vlerësim për Turqinë.

Por reagimi i Athinës zyrtare, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Dimitris Avramopoulos, ka qene i menjehershem.

”Krizat ekonomike jane si epidemi, nuk njohin kufij dhe nuk e di askush kur trokasin në derë”, ka shtuar Avramopoulos, duke theksuar se asnjë ishull grek nuk shitet pasi vlerat e një kombi kurrë nuk kanë çmim dhe kombet historike të tilla si Greqia e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre.

Ne fillimet e vitit te kaluar, ne nje takim qe pati ish-kryeministri Papandreu me homologun e tij turk Erdogan u duk se midis dy vendeve po fillonte nje klime e re pozitive, por asgje e tille nuk ndodhi.

“Lufta” e deklaratave acaron perseri Athinen dhe Ankarane ne nje moment kur Greqia deshiron te mbylle me fqinjet e saj çeshtjen e kufijve detare, per te filluar pas kerkimeve ne zonat e saj detare per nafte dhe gaz, shfrytezimin e ketyre pasurive natyrore, rezervat e te cilave perllogariten ne miliarda euro dhe do te zvogelojne ndjeshem borxhin e saj kolosal.

Greqia nuk ka nenshkruar me asnje prej fqinjeve te saj si Italia, Shqiperia, Egjipti, Libia dhe Turqia marreveshje per Zonen Ekonomike Eksluzive detare.

Edhe ne viziten e tij para dy ditesh ne Libi, Avramopulos nuk ka marre nje pergjigje pozitive per te mbyllur nje marreveshje midis dy vendeve qe do t’i sherbente Greqise si nje baze per te rifilluar bisedimet per kufijte detare qe vazhdojne prej vitesh me Turqine, por qe ende ndodhen ne udhekryq,njofton top-channel.
1570

KOMENTE