English

3 të vdekur dhe 2 të plagosur në rrugën Kukës-Kalimash

Tre të vdekur dhe dy të plagosur është rezultati i një aksidenti tragjik të ndodhur në rrugën Kukës-Kalimash, në vendin e quajtur Kolsh.

Në aksident humbën jetën 28-vjeçari Lekë Margjoni, 23- vjeçari Miriam Doda dhe shtetasi Ilmi Pira, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gjelosh Lata dhe Sokol Pulaj nga Fushë-Kruja.

Aksidenti përfshin një automjet tip kamion dhe një fuoristradë të cilat për shkak të shpejtësisë së madhe, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identitetin e viktimave, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit është berë shpejtësia tej normave te lejuara.

KOMENTE