English

Hashim Thaçi uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve

Kryemnistri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.

Në mesazh thuhej:

I nderuar Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji,
Të nderuar besimtarë,
Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t\'ju uroj festën e Krishtlindjeve.
Kjo festë madhështore e botës së krishterë është ndër ngjarjet më të rëndësishme të miliona besimtarëve anembanë botës që rrezaton besim në vlera religjioze, vlera humanitare dhe mesazh paqeje dhe harmonie midis njerëzve.
Besimtarët e krishterë janë komunitet i rëndësishëm global, që në shoqëritë ku jetojnë dhe veprojnë kanë prodhuar vlera të larta kulturore, institucionale dhe modele të qëndrushme të respektit për komunitetet tjera fetare kudo në botë.
Duke përgëzuar gjithë biesimtarët e krishterë te Kosovës dhe më gjerë, uroj që festën e Krishtlindjeve ta kaloni në lumturi të plotë në familjet tuaja, me të dashurit tuaj, duke besuar në përmbylljen e një viti të suksesshëm në te gjitha lëmitë e jetës.
Po, ashtu, të gjithë besimtarëve të krishterë që punojnë në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve në Kosovë ua urojmë Festën e Krishtlindjeve, me urimet më të mira dhe me besimin që paqja dhe mirësia të mbretërojë në mbarë botën.

KOMENTE