English

Shtatore e Mbretit Ahmet Zogu i I-rë

Kryeministri Berisha së bashku me Princin Leka i II-të zbuluan sot, në Tiranë, shtatoren e Mbretit Ahmet Zogu i I-rë, e realizuar nga skulptori Kreshnik Xhiku.
Në ceremoninë e zhvilluar në bulevardin “Zogu I”, në Tiranë, ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha, Kryetarja e Kuvendit znj.Jozefina Topalli, ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve z. Aldo Bumçi, ministra dhe të ftuar të tjerë.

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet për rolin dhe kontributin e madh të Ahmet Zogut në historinë e vendit. “Ne nderojmë sot njërin nga bijtë, një nga personalitetet më të rralla, më të shquara të të gjithë historisë sonë kombëtare të të gjitha kohërave”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri tha se Ahmet Zogun e nderojnë sot shqiptarët kudo që ndodhen dhe “më të bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin në përpjekjen e tyre të madhe evropiane për të vendosur Shqipërinë dhe trojet shqiptare në gjirin e familjes së qytetëruar evropiane, aty ku e projektoi Sami Frashëri dhe rilindasit e mëdhenj shqiptarë”.

KOMENTE